Çdo postim i bërë nga ylli televiziv arrin të tërheq vëmendjen e audiencës, dhe një gjë të tillë Kim Kardashian e ka bërë sërish me setin fotografik.
Drejtoresha e ‘KKW Beauty’ ka publikuar një seri fotosh në profilin e saj ku u shfaq me një veshje të ngushtë e cila i theksonte asaj format e përsosura.
Dukjen e saj të mahnitshme e ka kompletuar me një stil flokësh të veçantë, ku në pjesën e përparme la dy fije floku për të vënë më në fokus fytyrën e saj.