Kili do të japë “pasaportë botërore” për personat negativ të Kovid-19

Kili planifikon të bëhet shteti i parë i cili do t’u japë “pasaportë botërore” personave të cilët pas shërimit nga koronavirusi i ri kanë fituar imunitet, ndërsa falënderim i pasaportës për to nuk do të ketë kufizime të lëvizjes.
Pasaporta speciale do t’u mundësojë të gjithë personave në botë të cilët janë shëruar ose janë testuar me antitrupa të mund të kthehen në punë.
Sipas përfaqësueses të Ministrisë së Shëndetësisë të Kilit, Paula Daza, më shumë se 4.600 njerëz në vend tashmë kanë të drejtë të pasaportës speciale.
Në tërësi ata njerëz munden më së shumti t’i ndihmojnë bashkësisë, sepse nuk paraqesin rrezik, deklaroi ministri i Shëndetësisë së Kilit, Xheime Manjaliç. Në Kili deri tani janë testuar numër më i madh i njerëzve nga shtetet tjera në Amerikën Jugore me ç’rast janë konfirmuar 10.507 rastepozitive me Kovid-19, prej të cilëve 139 kanë vdekur.