Kështu duket përbrenda shtëpia e re e familjes Obama

Barack dhe Michelle Obama kanë blerë një shtëpi luksoze.

Barack dhe Michelle Obama kanë blerë një shtëpi luksoze në Martha’s Vineyard në Massachusetts.

Thuhet se vila ka kushtuar rreth 11,75 milionë dollarë. Në fotot të cilat po qarkullojnë në rrjet ajo duket tejet përrallore.

Shtëpia ka 7 dhoma gjumi, pishinë gjigante dhe rezidenca të veçanta për mysafirët. Sipërfaqja e shtëpisë është rreth 120 mijë metra katrorë dhe lehtësisht mund të humbasësh në të.