Adil Behramaj, këshilltar i Presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se Kryeministri në detyrë Albin Kurti, po e kërcënon Thaçin me arrestim.
“Si kryeministër i shkarkuar, Albin Kurti në fakt nuk do as debat me presidentin Thaçi. Deri sa thotë që me veti i merr edhe Ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Policisë, atëherë Kurti publikisht po e kërcënon me arrestim edhe kreun e shtetit!”, është shprehur ai përmes Facebook, transmeton Klan Kosova.
“Shteti i Serbisë me tërë aparatin e sigurisë dhe zbulimit e kishte kërkuar plot një dekadë Hashim Thaçin dhe nuk kishte arritur ta arrestonte. Madje, ai fletarrest ende është në fuqi dhe aktivisht kërkohet arrestimi i tij prej Serbisë”.