Këshilli republikan gjyqësor në seancën e sotme e shkarkoi nga funksioni i gjykatësit ish-kryetarin e Gjykatës penale të Shkupit, Vlladimir Pançevskin, konfirmuan për MIA nga Këshilli gjyqësor.
Pançevski është akuzuar edhe për keqpërdorim të pozitës zyrtare për sistemimin e lëndëve përmes AKMIS sistemit, por gjykimi ende nuk ka filluar sepse disa herë po shtyhet.
Në seancën e sotme për kryetarë të gjykatave themelore në Strugë dhe në Kavadar janë përzgjedhur Ifet Bajramovski dhe Lazar Nanev, të cilët njëherit ishin edhe kandidatët e vetëm.
Anëtarët e Këshillit gjyqësor e votuan edhe Rregulloren për mënyrën e renditjes së kandidatëve për gjykatës nga AkadeMEDIAL për gjykatës dhe prokurorë publikë.
Në seancën e sotme është shtyrë pika për përzgjedhjen e gjashtë gjykatësve të Gjyjatës së apelit Shkup, tre gjykatës për fushën penale, dy gjykatës për fushën civile dhe një gjykatës për fushën ekonomi-tregti. Shtyrja e kësaj pike është për shkak të mospasjes së koordinimit dhe harmonizimit mes anëtarëve të Këshillit.
Për shkak të agjendës së dendur të rendit të ditës seanca e njëjtë do të vazhdojë të hënën.