Këshilli ekzekutiv i Këshillit të ambasadorëve: Për tejkalimin e krizës duhet unitet i qytetarëve dhe të gjithë faktorëve shoqërorë

Këshilli ambasadorëve me kujdes të madh edhe më tej është duke i ndjekur gjendjet në vendin tonë edhe në planin e brendshëm edhe në atë të jashtëm.

Zhvillimi dhe zgjerimi i shpejtë i pandemisë i shkaktuar me virusin korona thuajse në të gjitha vendet në botë ditëve të fundit u reflektua në formë më agresive edhe tek ne duke shkaktuar krizës reale dhe shëndetësore.

Këshilli edhe me këtë rast thekson se institucionet kompetente shtetërore akoma nuk kanë një vizion të qartë në luftën kundër Kovid-19 dhe vlerëson se barra më e madhe edhe më tej është mbi punonjësit shëndetësorë të cilët shquhen për ballafaqimin e tyre profesional dhe të cilëve Këshilli u jep respekt të veçantë ndërsa nga ana tjetër akoma ekziston një dozë e nënvlerësimit të problemit nga qytetarët dhe institucionet fetare.

Të dhënat statistikore të cilat edhe më tej janë brengosëse nga më shumë aspekte, tregojnë për nevojën për unitet në këtë situatë të komplikuar dhe sjellje të matur të të gjithë qytetarëve, liderëve fetarë ndërsa veçanërisht faktorëve politikë të cilët janë në strukturat partiake të cilat tashmë janë duke u përgatitur për zgjedhjet tashmë të caktuara të parakohshme për muajin e ardhshëm më 15 korrik.

Këshilli i ambasadorëve thekson se zgjedhjet parlamentare të ardhshme fushata parazgjedhore e së cilave tashmë ka filluar për të cilat duhet të ekzistojë monitorim i qartë dhe neutral duhet të mbahen në atmosferë të lirë dhe korrekte me respekt dhe zbatimin e protokolleve të obligueshme shëndetësore.

Në këtë mënyrë, në frymën evropiane do të dëshmojmë se hapërojmë në ambient demokratik. Kjo është e domosdoshme që deri në fund të këtij viti pas formimit të parlamentit të ri dhe Qeverisë të manifestojmë shfaqje drejt BE-së në pritje të fillimit të negociatave të liruara nga nacionalizmi dhe kalkulimet e ngushta partiake ndërsa me zbardhjen e një numri të madh të problemeve në sistemin juridik për shkak të azhurnimit të pamjaftueshëm dhe lidhjes me strukturat shtetërore rezistuan krimi, korrupsioni si frenë e madhe për zhvillimin e sistemit ekonomik pa të cilin nuk ka kurrfarë progresi dhe shteti nuk ka të ardhme.

Me këtë raport Këshillit është në pritje të lajmeve pozitive për datën gjegjësisht kornizën negociuese si dhe për pakon për zgjerim, e jona është të punojmë dhe të dëshmojmë se me të vërtetë u takojmë proceseve integruese euroatlantike.