Kërkohet lejimi i lëvizjes për ndërmarrjet furnizuese pas vendosjes së Prishtinës në karantinë

Informatat nga terreni flasin për paralajmërime nga ana e organeve të zbatimit të rendit për kufizime absolute të hyrjeve dhe daljeve në dhe nga qyteti i Prishtinës, andaj nxjerrja e një udhëzimi përkatës do të garantonte trajtim uniform për të gjitha ndërmarrjet, thuhet në një komunikatë për media.

OEK dhe OEAK konsiderojnë se një kufizim i tillë do të ishte goditje e madhe për aktivitetin ekonomik të ndërmarrjeve private, andaj është e nevojshme që të përcaktohen modalitetet e lejimit të lëvizjes së punonjësve dhe mallrave, me qëllim të shmangies së vështirësive në furnizim me produkte esenciale për qytetarët.