Këngëtarja shqiptare bën gjestin e pa hijshëm, lëpin gishtin e mesit

Këngëtarja ka befasuar publikun me veprimin e bërë.

Njomza Vitia është nga këngëtaret e reja shqiptare e cila karrierën është duke e zhvilluar përtej kufijve shqiptar, përveç artit që kultivon, ajo njihet edhe për postime të tilla provokuese, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja së fundmi ka ndarë disa imazhe në llogarinë e saj në Instagram ku shihet duke lëpirë gishtin e mesit, dhe kishte shkruar se ‘Humori në vitin 2020 do jetë si në videon e parë”.

Kujtojmë se gjatë veres përveç performimit në ‘Sunny Hill Festival’, këngëtarja kishte mbajtur koncerte edhe në vende të mëdha si Australia dhe Zelanda e Re.