Kënga e re e Morenës dëgjohet në radion e këtij shteti

Muajin e kaluar, Morena Taraku publikoi projektin me titull “F**k your location”.

Këngëtarja, e cila tash e një kohë po jeton dhe vepron në Turqi, duket se ka dhënë sinjalet e depërtimit në atë treg.

Së fundi, ajo ka publikuar një video, në të cilën tregon se kënga e saj e re u lëshua edhe në radion turke “Number 1 FM/TV”.

Për ndryshe, Morena njihet për jetën luksoze që bën, e të cilën nuk heziton ta ekspozojë vazhdimisht përmes imazheve në rrjete sociale.