Kejvina Kthella thotë se edhe është e bukur edhe ka vlera.
Kejvina Kthella ka qenë e ftuar në emisioni “E diell”, ku është vendosur përballë Edi Manushit për t’iu përgjigjur pyetjes së tij.
Gazetari e ka pyetur ish-velinën e “Xing me Ermalin” nëse në daljet e saj televizive më shumë e kanë trajtuar si kukull apo për vlerat që ka.
Kejvina tha se nuk e ka ndier kurrë veten që e kanë trajtuar si kukull, kështu që mendon dhe beson për vlerat që ka.
“Por ti je një kukull,” ka vazhduar Manushi, transmeton Top Channel.
“Jam një kukull e bukur, por kjo s’do të thotë që s’kam vlera,” ka përfunduar konkurrentja e “Dance with me”.