KB: Në Afganistan gjatë këtij viti kanë humbur jetën më shumë se 1.200 civilë

Në Afganistan nga janari deri në qershor ka pasur 1.282 viktima civilë, ndërsa në periudhën e njëjtët janë plagosur edhe 2,176 persona, thuhet në raportin e misionit të KB-së në Afganistan (UNAMA), të publikuar sot.

Në këto numra janë përfshirë 340 të vrarë dhe 727 fëmijë të plagosur.

“Në kohën kur qeveria e Afganistanit dhe talebanët kanë mundësi historike për t’u ulur së bashku në tryezën negociuese për negociatat paqësore, realiteti tragjik është se luftimet vazhdojnë duke shkaktuar dëm të tmerrshëm tek civilët çdo ditë”, deklaroi Debora Lajons, përfaqësuese speciale për Afganistanin e sekretarit të përgjithshëm të KB-së.

Në raport, forcat antiqeveritare si talebanët dhe Shteti Islamik theksohen si arsye kryesore për viktimat, me 58 për qind të civilëve të vrarë. Forcat proqeveritare janë përgjegjës për 23 për qind të civilëve të vrarë dhe të plagosur.

Megjithatë, këto numra paraqesin ulje prej 13 për qind të numrit të rasteve të vdekjes dhe të të plagosurve në periudhën e njëjtë kohore në vitin 2019.

Loading...