KB ndihmon Malin e Zi me dy milionë dollarë në luftën kundër Covid-19

Kombet e Bashkuara kanë ndarë dy milionë dollarë që të ndihmojnë Malin e Zi në luftën kundër koronavirusit dhe mbledhin 5.5 milionë dollarë shtesë për mbështetje kundër pandemisë, ka deklaruar zëdhënësi i KB-së, Farhan Hak.

Ai ka shtuar se Programi për zhvillim të KB-së dhe Zyrës për zhvillim të projekteve kanë siguruar pajisje mjekësore dhe mbrojtëse.

“Agjencia e KB-së për migrim dhe Organizatën ndërkombëtare për migrim poashtu kanë dhënë ndihmë”, ka deklaruar Hak.

Zëdhënësi i KB-së ka thënë se në Malin e Zi ku deri tani ka 3.200 raste të konfirmuara të infektimit dhe më shumë se 50 raste të vdekjes, ekipin e Organizatës Botërore e udhëheq Fiona Mekanli.