Katër ditë pushim për besimtarët muslimanë në Maqedoni, nga e premtja deri të martën

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale njofton se në pajtim me Ligjin për festa, 31 korriku (e premte) – Dita e parë e Kurban Bajramit, është ditë jo pune për qytetarët e besimit Islam në Maqedoninë e Veriut. MPPS qytetarëve mysliman ua uron festën e Kurban Bajramit.
Ndryshe, edhe e hëna (2 gusht) do të jetë ditë jo pune, pasi do të shënohet festa e Ilindenit. Dy gushti bie të dielën, mirëpo sipas Ligjit për festat, ditë jo pune do të jetë dita e hënë, transmeton Gazeta Lajm.
Kjo do të thotë se për besimtarët muslimanë në Maqedoni do të ketë 4 ditë të “lidhura” pushim, nga e premtja deri të martën, kurse për besimtarët e konfesioneve tjera tre ditë.