Katër persona shkatërrojnë me mjete eksplozive bankomatin në Komoran

Policia raportoi se katër persona të panjohur duke përdorur mjetë eksploziv e kanë dëmtuar-shkatërruar bankomatin e një banke dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Ngjarja ka ndodhur në Komoran, ndërsa nuk bëhet e ditur nëse kanë arritur të marrin të holla.

Njësitë relevante policore, një zyrtar i bankës dhe njësiti i sigurimit privat kanë dalë në vendin e ngjarjes.