Kartela pagesore mbështetje për qytetarët dhe ekonominë, blerje për 28 milionë euro

Nëntë bankat i kanë përgatitur kartelat e para pagesore. Deri më datën 18 të muajit të ardhshëm t’u jepen të gjithë 324.479 shfrytëzuesve, ndërsa mjetet e tyre do t’i mund t’i shfrytëzojnë më së voni deri më 15 gusht.
Për atë nëse është i shfrytëzues i kartelës pagesore mund ta kontrollojë në faqen e internetit kupuvamdomasno.gov.mk, me regjistrimin e numrit të identitetit, ndërsa pastaj të marrë edhe informacion nga cila bankë do t’i lëshohet kartela. Varësisht nga banka, pjesa më e madhe e shfrytëzuesve do t’i marrin në adresën e banimit. Banka NLB me mbi 100.000 kartela do t’i shpërndajë në adresën e shtëpisë.
“Stopanska banka”, gjithashtu me 100.000 kartela do t’i dërgojë në adresën e banimit, por ka opsion edhe të merren nga ekspozitura, ndërsa shtatë bankat e tjera do t’i shpërndajnë përmes
ekspoziturave. Në disa vendbanime do të ketë ekspozitura të shënuara dhe të dedikuara, ndërsa bankat do të kenë edhe koll-qendra.
Kartelë do të marrin edhe 4394 punonjës shëndetësorë të angazhuar në përballjen me Kovid-19, të cilët do të marrin 40 për qind të pagës së fundit themelore neto. Bëhet fjalë për të punësuar në EPSH, Klinikën e sëmundjeve infektive, Institutin e Shëndetit Publik, Qendra e Shëndetit Publik, Ndihmë emergjente, Reparte infektive dhe të punësuar në reparte të tjera të angazhuar për testime, diagnostikime dhe shërim të qytetarëve të sëmurë nga Kovid-19.
Lëshues të Kartelës pagesore vendore janë NLB Tutunska Banka, Stopanska Banka-Shkup, Banka Komerciale, Halk Banka, Shparkase Banka. Ohridska Banka, UNI Banka, Banka Qendrore Kooperative dhe Silk Roud Banka, gjegjësisht ato banka që shprehën interes për pjesëmarrje.
Qytetarët të cilët kanë një llogari të transaksionit te banka që lëshon kartelën e marrin nga ajo bankë. Qytetarët që kanë dy llogari të transaksionit, kartelën e marrin nga banka përmes të cilës marrin pagë ose ndihmë sociale. Nga ana tjetër, ata qytetarë që kanë llogari të transaksionit në bankë që nuk është pjesë e projektit dhe qytetarët të cilët nuk kanë llogari të transaksionit janë të shpërndarë te njëra prej bankave sipas parimit të shpërndarjes korrekte.
Bankat në faqet e tyre të internetit do të publikojnë procedurën për komunikim me klientët dhe mënyrën e dorëzimit të tyre të kartelave, gjegjësisht nëse personi është klient ekzistues i bankës do të marrë sms porosi kur do të jetë kartela gati dhe si do të merret, e nëse personi është shfrytëzues i ndihmës financiare dhe nuk ka llogari në bankën në të cilën është sistemuar, banka do ta kontaktojë dhe do ta informojë për mënyrën e lëshimit dhe dërgimit të kartelës. Për shfrytëzuesit do të jenë të kapshme edhe koll-qendra.
Lëshimi i kartelave do të jetë falas dhe nuk do të kenë kurrfarë shpenzimesh, gjegjësisht nuk do të paguajnë kmpensime për lëshim, udhëheqje, menaxhim deri në fund të vitit 2020, anëtarësi në vitin e parë dhe nuk do të paguajnë për mbylljen e llogarisë dhe kartelës me kërkesë të personit shfrytëzues.
Do ta shfrytëzojnë gjithkund ku ka pos terminale, për blerje të prodhimeve dhe shërbimeve vendore. Për ministren e Financave Nina Angellovska kjo është një nxitje të gjitha ata të cilët nuk kanë pos terminale në vendin e shitjes të vendosin sepse tani mund të bëhet edhe pa shpenzime, ndërsa njëherit mund të marrë pjesë në projektin dhe të marrë pjesë nga 28 milionë eurot e
parapara.
Mjetet me vlerë prej 27,8 milionë euro që me kartelat do t’i marrin 324.479 shfrytëzues, të cilët sistematikisht janë përcaktuar, do të derdhen në ekonomi më së voni deri më 15 gusht, që për një periudhë të shkurtër kohore do të injektohen vlerë të lartë të mjeteve në tregti në veprimtarinë me pakicë dhe të shërbimit dhe kjo do të ndihmojë dukshëm, do të ndikojë në uljen e PBV në
tremujorin në të cilin do të shpenzohen.
Kartela është e dedikuar për katër kategori të qytetarëve. Kategoria e parë janë qytetarët me të ardhura të ulëta, gjegjësisht pranues të ndihmës sociale dhe të papunë të evidentuar si kërkues aktiv të punës në të cilën 115.927 persona njëtrajtshëm do të marrin 9.000 denarë. Në kategorinë me të ardhura të ulëta ku ka 117.144 persona dhe do të marrin 3.000 denarë, por marrin vauçerë për turizëm vendor prek 6.000 denarë. Kartelë me 3.000 denarë do të marrin 87.014 persona prej 16 deri në 29 vjet, të cilët janë nxënës të rregullt në shkolla të mesme dhe studentë. Dhe kategoria e katërt janë 4.394 punonjës shëndetësorë të angazhuar në përballjen me Kovid-19.
Kartela do të përdoret për blerjen e produkteve dhe shërbimeve maqedonase në restorante, kafene, dërgesë të shpejtë, hotele, pushimore, kapacitete akomodimi, agjenci turistike, tregti me pakicë, shitore për ushqim dhe pije, tregje të gjelbra, barnatore dhe sallone ondulomi dhe sallone bukurie. Prodhimet nuk do të ketë nevojë të shënohen veç e veç, por të theksohen në
vend të veçantë me “Blej vendore”. MIA