Karantina në Itali ka dhënë rezultate

Vendosja e karantinës rajonale në Itali, gjegjësisht “zonat e kuqe” me masa të rrepta anti ko vid, ka dhënë rezultate, sepse gjendja epidemiologjike është më e mirë, deklaroi sot drejtori i përgjithshëm i Sektorit për parandalim në Ministrinë e Shëndetësisë, Xhovani Reza.

Në Itali, numri i personave të rinj të infektuar në shtatë ditët e fundit ka rënë vazhdimisht, ndërsa në 24 orët e fundit ka 19,350 të infektuar të rinj dhe 785 raste të vdekjes.

Reza shpjegoi se numri i viktimave nga Kovid-19 do të rritet për një kohë, sepse rastet e vdekjes të regjistruara këto ditë janë ata pacientë që u infektuan para vendosjes së kufizimeve të rrepta, duke pasur parasysh që nga momenti i infektimit deri në rezultatin e sëmundjes rreth 30 ditë .

Qeveria italiane po përgatit një dekret të ri që do të jetë i vlefshëm nga 4 dhjetor deri më 7 janar.

Sipas mediave, ai do të përmbajë një numër të madh kufizimesh, para së gjithash ora policore nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit, ndërsa për festat e fundvitit do të vlejë ndalesa për lëvizje mes rajoneve, ndërsa mesha për Krishtlindje do të mbahet në orën 18:00 në vend të mesnatës tradicionale.

Konferenca e peshkopëve katolikë italianë tashmë ka konfirmuar se të gjitha shërbesat fetare do të mbahen në përputhje të plotë me masat anti-kov id.