Kapet një autobus me dokumenta të falsifikuara

Më 19.12.2021 rreth orës 17:00, zyrtarët policor nga Njësia Mobile për Masa Kompensuese pranë Sektorit për Çështje Kufitare dhe Migrim, në pikën pagesore në Milladinovc kanë kryer kontroll në autobusin i cili ka qene duke udhëtuar në linjën Shkup-Stamboll pas çka kanë konstatuar se gjatë regjistrimit është bërë falsifikim i dokumentacionit. Autobusi drejtohej nga Z.M. (56) nga Shkupi, bëjnë të ditur nga MPB-ja.

Po ashtu për shkak të dyshimit se shoferi nuk ka licencë për transport ndërkombëtar, janë njoftuar për veprim inspektorët kompetentë nga Inspektorati Shtetëror për Transport. Rasti është duke u dokumentuar i cili do të pasohet me parashtresat përkatëse, shtojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.