Kapet një 27 vjeçar me marihuanë

Ministria e Punëve të Brendshme informon se mbrëmë ka arretuar një 27 vjeçar nga Shkupi, përshkak se ka poseduar lëndë narkotike, gjegjësisht marihuanë.

“Më 10 nëntor 2020, në ora 00:20, policia nga Sektori i punëve të Brendshme Shkup në rrethinën e Gazi Babës e privuan nga liria I.T 27 vjeç nga Shkupi, për shkak se gjatë kontrollit i’u gjet marihuanë. Pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngrihet parashtresë adekuate.