Nga Qyteti i Shkupit njoftojnë se Inspektorati për Mjedis Jetësor ka shqiptuar gjobë prej 88 mijë eurove për hedhje ilegale të mbeturinave, përcjell TV21. Personat në fjalë janë kapur në flagrancë duke hedhur mbeturina në rajonin e Vardarishtes.
“Sipas raportit të Inspektoratit të Qytetit të Shkupit, personat e kapur në flagrancë dhe kanë hedhur mbeturina në mënyrë ilegale, duke e ndotur në këtë mënyrë mjedisin jetësor dhe kanë rrezikuar sigurinë mbi shëndetin e qytetarëve, gjë që është në kundërshtim me nenin 37 të Ligjit për menaxhimin e mbeturinave”, thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit.