Kandidatura e Hotit për kryeministër, LDK kërkon miratimin e Këshillit të Përgjithshëm

Këshilli i LDK-së, për shkak të gjendjes së krijuar nga koronavirusi, votimin do ta kryej përmes postës elektronike.

Anëtarët e Këshillit kanë marrë letrën të enjtën dhe patën në dispozicion një ditë për të dërguar përgjigjet e tyre.

Këshilli pak ditë më parë ka miratuar edhe koalicionin me AAK-në, Nismën dhe AKR-në.

Ndërkohë kundër Hotit kryeministër ka dalë tashmë i pari aktual i qeverisë në detyrë, Albin Kurti.

Sipas vlerësimit të Kurtit, kredibiliteti i Hotit vihet në dyshime vetëm për faktin se ai nuk është as ndër 10 më të votuarit në Kosovë, dhe se sipas tij Hoti ka  pasur sjellje destruktive.