Kanada: Policia arreston një person pas sulmeve me thikë

Policia në qytetin Quebec të Kanadasë tha se ka arrestuar një person në orët e hershme të 1 nëntorit, nën dyshimin se ka kryer sulme me thikë, ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën pesë të tjerë.

Sulmet me thikë kanë ndodhur një natë më herët.

Operacioni për kapjen e sulmuesit nisi pasi dëshmitarët okularë thanë se një person i veshur me veshje mesjetare, kishte sulmuar njerëzit me thikë

Policia në Kanada u ka bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre sepse hetimet për këtë rast po vazhdojnë ende.

Pesë të plagosurit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Sulmet me thikë ndodhën në afërsi të hotelit Chateau Frontenac, që gjendet në pjesën e vjetër të qytetit.

Quebec, është kryeqyteti i provincës kanadeze ku flitet frëngjisht dhe ka mbi 500,000 banorë.