Kanada, 25 mijë tentime për vetëvrasje brenda një viti

Në hulumtimin e publikuar nga Instituti kanadez për informata shëndetësore thuhet se në periudhën prej vitit 2018 deri në vitin 2019, 25.000 persona janë pranuar në spitale për shkak të tentimeve për vetëvrasje.

Jetën e humbën rreth 3.800 prej tyre, që është mesatarisht diç më tepër se 10 persona në ditë, lajmëroi CBS, duke shtuar se vetëvrasja është shkaku i nëntë kryesor për vdekje në Kanada.

Të dhënat e reja tregojnë se vajzat dhe gratë e moshës prej 10 deri 24 vjeç kanë tre herë gjasa më të mëdha për të lënduar veten se sa burrat e moshës së njëjtë.

Shkallët e vdekshmërisë nga vetëvrasja ishin më të larta tek burrat e moshës prej 45 vjeç e më lartë.

Hulumtimi gjithashtu tregoi se ka dyfish më shumë tentime për vetëvrasje tek njerëzit me të ardhura më të ulëta, në krahasim me ata të cilët jetojnë me të ardhura më të larta.