Kanabisi largohet nga lista e drogave më të rrezikshme në KB

Komisioni i KB-së për lëndë narkotike e largoi kanabisin nga lista e drogave më të rrezikshme, në të cilën gjendet edhe heroina dhe opiumet sintetike.

Kanabisi është përfshirë me Konventën e vetme për lëndë narkotike në vitin 1961. Ai u përfshi në kategorinë që lejon ndalesa kombëtare për droga me “cilësi jashtëzakonisht të rrezikshme”.

Lëvizja e Komisionit të KB-së për lëndë narkotike, selia e të cilit është në Vjenë, është ndërmarrë në bazë zë rekomandimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Vendimin e mbështetën 27 vende, 25 ishin kundër, ndërsa një i abstenuar.

Megjithatë, Komisioni nuk e legalizoi kanabisin, Ai ende është theksuar mes drogave të cilat shkaktojnë “varësi të madhe dhe keqpërdorim”.

Kjo do të thotë se prodhimtaria dhe tregtia me kanabisin ende është kufizuar në përdorim në qëllime shkencore dhe mjekësore sipas të drejtës ndërkombëtare.