Mozzik, është njëri prej emrave më të njohur të estradës, fama e të cilit ka kaluar kufijtë, shkruan lajmi.net.
Reperi, së fundi përmes një postimi në Instagram, ka bërë të ditur se po punon tre/katër këngë të plota në gjermanisht.
“Kam thyer rekordet në gjermanisht pa e njohur mirë gjuhën. Por tani jam ngadalë duke mësuar më shumë dhe duke punuar në tre ose katër këngë të plota në gjermanisht!”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se “Zemra ime” titullohet kënga e fundit nga Mozzik, e cila po pritet mirë nga fansat. /Lajmi.net/