Kadri Veseli para Gjykatës Speciale

Ish-shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), Kadri Veseli, sot po bënë paraqitjen e parë përballë gjyqit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

I njohur me nofkën ‘’Komandant Luli’’ në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veselit iu konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale.

Njëherit ish-kryeaparlamentari Kadri Veseli ngarkohet me akuzat për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Sipas aktakuzës pjesëtarë të UÇK-së, gjatë marsit 1998 dhe shtatorit 1999 kishin kryer krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit duke arrestuar dhe ndaluar persona civilë në mënyrë të paligjshme, duke i trajtuar në mënyrë mizore, torturuar dhe zhdukur.

Në mesin e shumë akuzave bëjnë pjesë edhe ato të vrasjeve të paligjshme.