Kacarska propozohet për gjyqtare në Kushtetuese

Këshilli Gjyqësor njëzëri vendosi të propozojë gjyqtaren Dobrilla Kacarska si gjyqtare të re në Gjykatën Kushtetuese. 12 anëtarët e Këshillit njëzëri e mbështetën propozimin.

Propozimi tani do të duhet të kalojë në Kuvend për votim.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev theksoi se nuk ka asnjë pazarllëk politik në lidhje me propozimin e Kacaraskës. Ai theksoi se ky është një propozim i bazuar në punën e saj të dëshmuar si profesioniste.

Zdravev është i bindur se Kuvendi do të zgjedhë Kacarska si gjyqtare kushtetuese, edhe pse VMRO-DPMNE nuk e mbështet këtë propozim.