Ka edhe shqiptarë që e kujtojnë “Shokun Tito” dhe Goce Dellçevin “me plis në kokë!”

Sot është përvjetori i vdekjes së figurës historike maqedonas Goce Dellçev, për të cilin kanë mosmarrëveshje me bullgarët, dhe presidentit të përjetshëm të ish Jugosllavisë, Josip Broz Tito. Anketat e realizuara në Maqedoni thonë se maqedonasit ende kanë simpati të mëdha për Dellçevin dhe Titon, por simpati për ta ekzistojnë edhe tek disa shqiptarë. Edhe vetë kryetari i BDI-s Ali Ahmeti, para disa vitesh pat deklaruar se Goce Dellçevi ka ecur me plis në kokë, duke habitur me këtë thënie edhe vetë historianët./Safet Kastrioti