Juventusi e mposhti Lacion mbrëmë në derbin e xhiris së 34-t nga Kampionati Italian i Futbollit me 2:1 dhe u gjend një hap në mbrojtjen e trofeut.
Kristijano Ronaldo i arriti të dy golat për nikoqirët, derisa Çiro Imobile goditi për Lacion.
Për Ronaldon ky ishte gol i 30-të në 30 ndeshje në Serien A. Ai dhe Imobile janë gjuajtësit më të mirë këtë sezon.
Juventusi në ka katër xhiro para fundit është lider i tabelës në Serien A me 80 pikë, Interi i dyti me 72 pikë.
Lacio është në pozicionin e katërt me 69 pikë. /MIA