Jubileu 85 vjecar i “Alkaloid” hapet me një ekspozitë retrospektivë si dhe donacion mbi 4 milion denar në Klinikën e sëmundjeve të fëmijëve

Paketimi i parë për “Alkaloid” nga viti 1950, kutia më e vjetër dhe leja më origjinale për prodhimin e barit “Kafetin”; paketimet e para të “Bekutan”, makineritë më të vjetra industriale dhe një numër i madh i eksponateve të kompanisë janë vendosur në ekspozitën e hapur në Muzeun e qytetit të Shkupit me rastin e jubileut 85 vjecar të “Alkaloid”.

“Jubiletë zakonisht i shënojmë në një përbërje të zgjeruar, pasi që ‘Alkaloid’ është kompani e të gjithëve! Mundësitë për këtë jubile na krijuan formatin tjetër dhe vendosëm që të kaluarën dhe të tashmen tonë ti hapim për të gjithë! Gjatë tërë vitit kemi mbledhur kujtime dhe në një hapësirë prej rreth 300 metra katror i kemi vendosur momentet më të rëndësishme nga historia e jonë dhe e juaja”, theksoi drejtori gjeneral i kompanisë, Zhivko Mukaetov.

“Alkaloid” këtë vit e nisi jubileun me promovimin e videospotit humanitar nga antologjia “Trokit në dru” të kitaristit virtuoz Vlatko Stefanovski, në realizim të fëmijëve nga projekti “Jepni muzik”, gjatë të cilës për cdo shikim në kanalet digjitale, nga 10 qershori e deri me 20 shtator, kompania ka theksuar se do të jap si donacion nga një denar për Klinikën universitare për sëmundjet e fëmijëve.

“Me këtë videospot fëmijët kanë përcjell porosi të falënderimit, optimizmit dhe empatisë deri te kategoritë më të përfshira të qytetarëve me pandeminë. Për të gjithë energjinë pozitive dhe mendimet e mia, të ndara me shikimet e kësaj videoje, kemi vendosur që të dhurojmë në vend të një, nga dy denar në shikim ose shumën prej 4.099.448 denar për Klinikën për sëmundjet e fëmijëve në Shkup”, deklaroi Mukaetov.

Cekun simbolik fëmijët aktor nga Projekti “Jepni muzikë” ia dorëzuan prof.dr.Aspazija Sofijanova e cila deklaroi:

“ Ndjeshmëria në shërimin e fëmijëve paraqet një hap të madh para në raport me atë që ju sot po e bëni. Dua që sinqerisht të ju falënderohem pasi që në këtë periudhë të rëndë ajo që e dëshmuat është se shëndeti është mbi të gjitha. Shëndeti i atyre që janë më të ndjeshëm dhe kanë domethënien e të ardhmes së vërtetë”.

“Alkaloid” në formë promovuese e paraqiti edhe një video të saj jubilare, për të cilën janë shfrytëzuar kuadro të vjetra autentik për fabrikën nga viti 1950 dhe 1962, të bashkuara me procese moderne, të cilat sot realizohen në proces prodhimi të kompanisë. Paralelja midis të kaluarës dhe të tanishmes është e përmbyllur me grafikën mjeshtërore të përgatitur për këtë jubile, autor i të cilës është piktori  i njohur maqedonas, Mihail Korubin. Në kërkim të motivit jashtëkohor, perceptimi i këtij artisti tonë të madh janë siguria dhe fuqia, të cilat janë paraqitura përmes duarve njerëzore, dhe dielli, i cili simbolizon fuqinë jetësore ku është e vendosur logoja e “Alkaloid”.

Ekspozita retrospektive do të jetë e hapur nga sot deri me 12 tetor për tërë opinionin maqedonas.