Aktori Besnik Krapi zbuloi në mëngjes se ai dhe Jonida u bënë prindër për herë të parë. Pas postimit të tij emocionues, është radha e Jonidës të shkruajë disa fjalë për të voglën.
“Nuk më pushojnë akoma lotët e lumturisë! Totalisht dashuri e një tjetër dimensioni. Një jetë e re, tashmë dedikuar ty e vogla ime. EMI jonë[…]Faleminderit Zot për këtë mrekulli ndjesi me të cilën më bekove.”
Përsa i përket emrit, nëse çiftet e tjerë vështirë të bien dakord dhe kanë nevojë për ndihmë nga jashtë, për Jonidën dhe bashkëshortin, nuk ishte kështu. Mjaftoi të shihnin një film dhe të merreshin vesh me sy.