Jonida nuk i mban lotët duke parë filmin ‘Mrekullia në qelinë 7’

Filmi turk ‘Mrekullia në qelinë 7’, i ka bërë të qajnë të gjithë ata që e kanë shikuar.

Njësoj edhe këngëtaren Jonida Maliqi e cila emocionin që ka përjetuar e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.

“Kisha kohe qe nuk ngasherehesha ne lot ne kete fare menyre 😭
Nje nder filmat qe si pak te tjere lene shenje ne memorie❤️Faleminderit moter per sugjerimin @matrix_medical_center ia dole parashikimit tend🙈Nga fillimi e deri ne fund facoletat mbaruan 😢 #miraclecellno7 Po ju e keni pare?”, ka shkruar ajo pranë postimit në Instagram.

Filmi ‘Mrekullia në qelinë 7’ po konsiderohet si një ndër filmat më të shikuar.