Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi janë duke punuar në një projekt të ri, dhe nga ajo që pamë duket se publikun do e pret një humor i mirëfilltë.
Gjatë ditës së djeshme që të dy sollën disa inserte nga projekti i punuar që do të fillojë transmetimin nga kjo javë në platformën ‘Gjirafa’.
Tema sillet rreth një sfide mes tyre por çifti Krapi nuk zbuluan se për çfarë është nisur ‘lufta’.