Jolie në mbrojtje të fëmijëve: Janë më të cënuarit nga Covid-19

Duke qenë se vazhdon të besohet se fëmijët janë më së paku të rrezikuar nga koronavirusi, aktorja Angelina Jolie mendon ndryshe, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Aktorja e famshme Angelina Jolie ka dhënë një intervistë për revistën Time ku shprehet se edhe fëmijë mund të preken shumë më shumë ka koronavirusi.

Ajo është shprehur se qeveritë duhet të marrin masa për t’i mbrojtur ata. Jolie ka theksuar faktin se fëmijët janë më rezistentë ndaj simptomave të Covid-19, por jeta e tyre mund të cënohet nga pasojat.

“Distancimi shoqëror që është i domosdoshëm për të ndaluar Covid-19, do të nxisë një rritje të drejtpërdrejtë në trauma dhe vuajtjet për fëmijët e cenueshëm”, është shprehur aktorja.