Johnson: Vendi të “shërojë plagët” e krijuara nga Brexit

Kryeministri konservator, Boris Johnson u kërkoi sot bashkëqytetarëve të tij të “shërojnë plagët” e krijuara nga Brexit, në një deklaratë para zyrës së tij pas fitores së thellë në zgjedhjet legjislative.

Duke falenderuar zgjedhësit e tij, ai iu drejtua gjithashtu mbështetësve të qëndrimit në Bashkimin Europian dhe i kërkoi gjithë vendit të kthejë faqen dhe të shërojë plagët e krijuara nga Brexit, votuar nga 52% e britanikëve në vitin 2016, dhe që ka ndarë shumë thellë vendin që prej asaj kohe.

“Partia konservatore e kryeministrit britanik, Boris Johnson fitoi një maxhorancë absolute prej 365 vendesh nga 650 në Dhomën e Ulët të Parlamentit, rreth 48 vende më shumë, një fitore historike, në përfundim të zgjedhjeve të parakohshme që u zhvilluan dje.

Sipas rezultatit përfunditar të publikuar sot, opozita laburiste ka humbur 59 vende, me 203 deputetë gjatë këtyre zgjedhjeve të përqendruara në zbatimin e Brexit. Numri i pjesëmarrësve në votime ka qenë 67,3%.