Johnson: Kritikët e Huawei-t të ofrojnë alternativa

Kryeministri britanik Boris Johnson u bëri thirrje kritikëve të Huawei-t që të ofrojnë alternativa për prodhuesin e pajisjeve të telekomit kinez, i cili ka një epërsi ndaj konkurrentëve të tij në teknologjinë 5G.

“Publiku britanik meriton të ketë qasje në teknologjinë më të mirë të mundshme. E kam fjalën për atë infrastrukturore dhe teknologjike. Duam t’i sjellim çdo banori bandë të gjerë në gigabit. Nëse njerëzit kundërshtojnë një markë apo një tjetër, ata duhet të na tregojnë edhe se cila është alternativa”, tha kreu i qeverisë britanike.

Komentet e tij u bënë krahas një shtyrjeje të vazhdueshme për të deklaruar nëse Britania do të lejojë kompaninë kineze Huawei të luajë një rol në ndërtimin e një pjesës së rrjetit të 5G-së në Mbretëri të Bashkuar.

ShBA-ja ka nxitur aleatët e saj të mos përdorin pajisjet e Huawei-t, duke i paralajmëruar se përdorimi mund të dëmtojë ndarjen e inteligjencës midis asaj, Britanisë, Kanadasë, Australisë dhe Zelandës së Re.

Ndërsa, Huawei ka theksuar disa herë se pajisjet e tij nuk mund të përdoren për përgjim. (Zhang Yan/Albana)