JLo po i shijon në plazh ditët e fundit të verës, mahnit me fizikun

Jennifer Lopez ka zgjedhur që ditët e fundit të verës t’i kalojë në bregdet, duke marrë rreze dielli.

Këtë gjë, këngëtarja dhe aktorja e njohur e bëri të ditur me anë të një postimi, në të cilin shfaqet e shtrirë në rërë.

 

Jennifer kishte veshur një palë bikini me ngjyrë rozë, ndërsa vuri në dukje format e përsosura trupore, me të cilat iu bën konkurrencë 20-vjeçareve.

Kujtojmë se Jennifer Lopez së fundi ka njoftuar se filmi “Marry me”, ku aktron ajo dhe Maluma, do të publikohet më 14 shkurt.