Jeton e vetme në një dhomë konvikti! E përmalluar për fëmijët kërkon ndihmë

Kjo është Zana Kuqi nga Tetova.

Ajo jeton e vetëm në një konvikt të studentëve. 

Jeta e sajë varet nga ndihmat  që ja ofrojnë të afërmit dhe shoqatat humanitare.

Ajo tash e dy javë është duke jetuar vetë pasi edhe nëna u largua.

“Dy vite jetoj  me qira. Unë më para kam jetuar me nënën, por ajo ka dy jave gjysme që ka ikur dhe ka shkuar ne vendin e vetë. Unë më para kam pasur edhe një operacion që e kam bërë dhe për fat të mirë më ka ndihmuar shoqata ‘Drita e zemrës’,  është një vajzë me nënën e vetë. Më kanë ndihmuar jashtë mase  dhe për shërimin tim janë kujdesur ata”, u shpreh Zana Kuqi.

Zana thotë se ka qenë e martuar, por tash është e divorcuar, ndërsa ndihmën e vetme e ka nga një shoqatë  humanitare.

“Unë kam qenë e martuar dhe jam ndarë nga burri dhe kam jetuar me nënën  deri para dy javësh e gjysme dhe unë isha jashtë dhe kur u ktheva ajo kishte ikur, ishte larguar dhe  në vendin vetë  dhe më la vetëm dhe nga jo ditë  e deri më tani  për mua kujdeset kjo shoqata Dita e zemrës”, tha Zana Kuqi.

Thotë se pa përkrahje është shumë e vështirë që të jetosh, e vetme në një dhomë studentore dhe pa asnjë të afërm.

Ajo ka dy fëmijë, por për shkak kushteve të këqija, ata jetojnë me babain.

Zana Kuqi: “Kam edhe dy fëmijë nga martesa, por për shkak të kushteve nuk mund që t’i mbaja. Ata për momentin janë tek babai i tyre”.

Sa është e vështirë të jetosh vetë?

Zana Kuqi: “Shumë është e vështirë kur nuk ke përkrahjen ndokujt është shumë vështirë”.

Si e kalon kohën?

Zana Kuqi: “Rri këtu vetëm , kur më thirr ndonjë shoqe shkoj”.

Merr ndonjë ndihmë nga shteti ?

Zana Kuqi: “Jo nuk marr asgjë, kam kërkuar por për shkak se nuk i kam fëmijët me vetë nuk marr as ndihme  sociale”.

E lamë Zanën në këtë konvikt studentor të vetmuar dhe me mallin e fëmijëve të sajë.

Ndoshta ajo një ditë do të ketë banesën e saj, por deri atëherë o do pres, se kush do t’i troket në derë për t’i ofruar ndonjë kafshatë bukë.

Kontakt : 075 292 836