Pritja zyrtare e Vitit të Ri sivjet do të mungojë, por nga ana tjetër objekte të ndryshme me të madhe jepen me qira për ta festuar natën e fundvitit. Për një të tillë u interesova edhe unë:
-Po paraqitem për shpalljen në internet për dhënie me qira të një hapësire për Vitin e Ri.
-Po, por nëna ime tani nuk është në shtëpi, kur do të kthehet, do t’i them…
-Mirë, a mund të më tregoni ku është lokacioni dhe sa e madhe është hapësira?
-Gjendet në Draçevë, hapësira është e madhe…
-Këtu shkruan 100 m2?
-Po, kaq është. E sa veta do të jeni?
-Rreth 25-26 veta.
-Prej ku jeni?
-Shkup, Kisella Vodë.
-A jeni në moshën mbi 18-vjeçare?
-Po, po, mbi 20-25.
Raste të këtilla ka pasur shumë. Ndërsa ka edhe objekte që ofrojnë kapacitet për mbi 40 njerëz. MPB-ja është informuar për këtë. Prej atje thonë se kanë indicie dhe se do të ndërmarrin masa.
“I ndjekim, veçanërisht për dhënie me qira të objekteve për festat. Tashmë kemi edhe njohuri të caktuara dhe seriozisht do të ndërmarrim masa”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Në hapësirë publike është ndaluar grupim i më shumë se 4 persona. Mungesa e festimeve në mënyrë shtesë do ta godisë ekonominë e cila është dobësuar për shkak të virusit korona.
Është ulur numri ndërsa në muaj të caktuar aspak nuk janë regjistruar turistë në vendin tonë. Nëse vitin e kaluar në shtator kemi pasur 98.569 turistë, këtë shtator vetëm 6.995.
Nga Ministria e shëndetësisë dhe Komisioni për sëmundje ngjitëse do të presim propozim – masa se si të veprohet gjatë festave të Fundvitit, por qëndrimi i tyre është se nuk ka nevojë të vendoset orë policore./TV21