Jep dorëheqje ministrja e informacionit në Liban

Ministrja libaneze e Informacionit, Manal Abdul Samad, njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga detyra e saj pas shpërthimit të fuqishëm në Portin e Bejrutit që shkaktoi vdekjen e 158 personave dhe plagosjen e mbi 6 mijë të tjerëve, transmeton Anadolu .

“Kërkoj falje nga libanezët që nuk i kemi përmbushur pritshmëritë e tyre. Nuk ka ndryshim në afat të shkurtër. Nuk ka mbetur më asnjë situatë për të përmbushur pritshmëritë e popullit pas katastrofës në Portin e Bejrutit, këshu që unë jap dorëheqjen nga detyra ime në qeveri”, tha Abdul Samad në një fjalim në televizionin shtetëror.

Në anën tjetër, agjencia zyrtare e lajmeve të vendit NNA, transmetoi se deputeti Neamat Efram ka dhënë dorëheqjen si reagim ndaj shpërthimit të fuqishëm që tronditi Bejrutin.

Në këtë mënyrë, ka arritur në 5 numri i deputetëve që kanë dhënë dorëheqjen pas shpërthimit në Portin e Bejrutit.

Kreu i përgjithshëm i Partisë Kristiane Kataeb, Samy Gemayel, kishte njoftuar dorëheqjen 3 deputetëve të partisë në parlament si reagim ndaj shpërthimit në Portin e Bejrutit.

Edhe deputetja e pavarur Paula Yacoubian në një deklaratë nga llogaria e saj Twiter, duke bërë të ditur se ka paraqitur dorëheqjen e saj si reagim ndaj shpërthimit, i bëri thirrje të gjithë deputetëve për dorëheqje masive.