Janushev: Autorizuam kryetarin e partisë për ministrat e ardhshëm të qeverisë teknike

Sekretari i Përgjithshëm i partisë opozitare VMRO DPMNE, Igor Janushev, në një konferencë për shtyp tha se kanë autorizuar kryetarin e saj, Hristian Mickoskin, për të zhvilluar bisedimet për kandidatët e VMRO DPMNE-së për ministrat e ardhshëm apo ministrat plotësues lidhur me qeverinë teknike të 3 janarit.

Pas seancës së Komitetit Ekzekutiv dhe Qendrorë të VMRO DPMNE-së, morëm vendim që t’i japim besim kryetarit të partisë, Hristian Mickoski që t’i zhvillojë bisedimet dhe t’i shpalos propozimet për kandidatë të VMRO DPMNE-së për ministra të ardhshëm apo ministrat plotësues lidhur me Qeverinë teknike. Qëllimi i këtyre emrave është të kujdesen për zgjedhje korrekte, demokratike dhe transparente më 12 prill- tha Janushev.