Ja si duket Arbana Osmani në ditët e fundit të shtatzënisë

Arbana Osmani pritet të bëhet nënë për herë të dytë së shpejti dhe trupi i saj ka pësuar ndryshime gjatë shtatzënisë. Deri tani, moderatorja na ka treguar vetëm dekoltenë, madje duke bërë edhe shaka me faktin që gjoksi i saj është rritur.

Ajo postoi një foto krah mikes së saj, Xhemi Shehut, dhe komenti mbi gjoksin e rritur mori gjithë vëmendjen.

“Kujdes: Objektet mund të duken më të mëdha sesa janë në të vërtetë”, shkroi Arbana Osmani, e cila në foto mban veshur një bluzë me dekolte të hapur.

Komenti i saj shkaktoi reagime te ndjekësit, që i kërkuan ta shijojë gjoksin e rritur, pasi pas lindjes së foshnjës do të zvogëlohet sërish. Moderatorja është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe do të sjellë në jetë një djalë.

Si gjithmonë energjike dhe në shoqërinë e djalit, Jonit, ajo është fotografuar në rrugët kryesore të Tiranës teksa po hipte në makinë.

E veshur me një fustan të gjerë, posaçërisht për zonjat shtatzëna, Arbana shihet me barkun e rritur. Ky është fëmija i saj i parë me të dashurin, regjisorin Eduart Grishaj.

Gjatë gjithë muajve të shtatzënisë, ajo ka qenë mjaft aktive me udhëtime të shpeshta dhe video ku eksperimentonte me gatimin, pasionin e saj të madh. Pak javë më parë, përmes një postimi në “Instastory”, moderatorja e njohur tregoi se lindja e bebit të dytë po afron, ndërkohë që ajo dhe partneri Eduart Grishaj janë treguar të hapur këtë periudhë për të rrëfyer planet e tyre të mëdha.

Ndërkohë që pritjes së ëmbël po i vjen fundi, duket se pasi djali të vijë në jetë, Arbana ka plane për ceremoni dasme dhe hapjen e biznesit të saj, që do të jetë një restorant luksoz.

“Në fillim ishte shumë emocionuese. Më pas, me kalimin e kohës, kthehet çdo gjë në normalitet. Pastaj fillojnë zënkat, pse ma bleve këtë shalqirin kështu, po domatet pse s’i more të fshatit dhe thua kur po vjen momenti që të iki kjo periudha. A ka qenë periudhë sfiduese kjo për mua? Jo, ka qenë periudhë shumë e mirë. Unë vazhdoj dhe ha gjëra të mira të gatuara nga Arbana. Sepse unë vetëm i shijoj gatimet dhe maksimumi shkoj deri në market për të marrë produktet. Kaq bëj unë”

Ndërsa për emrin e djalit, që pritet të vijë së shpejti në jetë, Eduarti tha se “do të jetë tipik shqiptar”…(qesh).

Nga ana tjetër, Arbana ka rrëfyer në “Instagram” një tjetër plan të madh që ata kanë bërë përveç televizionit. Në “Instastoryn” e Arbana Osmanit, vështirë të kalojë një ditë pa video gatimesh e pjatash të ndryshme, pasion ky që e ka frymëzuar të botojë dy libra me receta gatimesh. Por duket se planet e saj do të shkojnë edhe më tej.

Në aplikacionin “Ask me a question” në “Instagram”, një nga ndjekësit e ka pyetur Arbanën: “Pse nuk hap një restorant?” E kaq duhej që moderatorja të zbulojë diçka për të ardhmen.

“Do ta hap sapo të jem pak më e lirë nga punët e tjera”, është përgjigjur ajo. Pra, Arbanën do ta shohim shumë shpejt në krye të biznesit të saj dhe miqtë flasin se në fakt, ajo e ka ideuar gjithçka dhe do ta finalizojë pas lindjes së djalit.

Moderatorja është në pritje të ëmbël, ndërsa pak javë më parë mbylli sezonin e “Dua të të bëj të lumtur”. Me fillimin e shtatorit, nuk dihet nëse Arbanën do ta shohim me ndonjë projekt të ri në ekran.

Megjithatë, me ardhjen e fëmijës në jetë, një ceremoni dasme VIP dhe hapja e restorantit janë dy projektet e mëdha të çiftit.

Arbana dhe Eduarti e bënë publike lidhjen e tyre vitin e kaluar, gjatë premierës së filmit “Gjyshja”, një produksion për të cilin Arbana ishte krahu i djathtë i partnerit të saj.