Italia me qindra infeksione të reja, bie numri i rasteve aktive

44 persona të tjerë vdiqën nga koronavirusi i ri në Itali dhe u konfirmuan 338 raste të reja, njoftoi sot Agjencia e Mbrojtjes Civile.

Që nga fillimi i shpërthimit më 21 shkurt, gjithsej 34.345 njerëz kanë vdekur, duke e bërë vendin e katërt më të madh në botë pas Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Brazilit, transmeton .

Një total prej 236.989 njerëz u sëmurën, ndërsa krahina veriore e Lombardisë është më e prekura nga virusi.

Në 24 orët e fundit, numri i rasteve aktive ka shënuar rënie me 1,211 dhe tani është 26.2274, prej tyre 209 në kujdes intensiv.