Italia do të prezantojë masa në vlerë prej 3,6 miliardë eurosh për të luftuar koronavirusin

Italia do të prezantojë masa në vlerë prej 3,6 miliardë dollarësh – apo 0,2 për qind të Bruto Produktit Vendor – për të ndihmuar ekonominë e vendit që të përballet me krizën e koronavirusit të ri, tha sot ministri italian i Ekonomisë, Roberto Gualtieri.

Në një intervistë dhënë për gazetën La Repubblica, Gualtieri tha se ai është i bindur se Bashkimi Evropian do të miratojë rritjen e nevojshme të deficitit zyrtar të Italisë, duke shtuar se ministrat e eurogrupit gjatë javës së ardhshme, do të diskutojnë për këtë çështje.

Italia është shteti në Evropë me më së shumti raste me koronavirusin e ri, të emëruar COVID-19. Deri më tani në Itali janë konfirmuar 1,100 raste me persona të prekur me virus, ndërkaq, 29 raste kanë përfunduar me fatalitet.

Koronavirusi – që fillimisht u shfaq në muajin dhjetor të vitit 2019 në Kinë – deri më tani, në nivel botëror, ka shënuar 86,000 të infektuar dhe afro 3,000 persona kanë vdekur./REL