Itali, shoferi i dehur aksidenton për vdekje 6 persona

Gjashtë persona humbën jetën dhe 11 të tjerë u plagosën në një aksident tragjik rrugor që ndodhi në Lutago të Italisë. Një makinë me shpejtësi të lartë goditi një grup njerëzish në buzë të rrugës. Ata ishin të gjithë turistë të rinj gjermanë. Por sipas mediave italiane, pasi kaluan mbrëmjen në një klub, grupi i turistëve gjermanë ishin pranë një autobusi turistik kur u goditën në qendër nga makina e drejtuar nga një 28-vjeçar nga Chienes, i cili siç duket kishte një përmbajtje shumë të lartë të alkoolit. Ai është dërguar në spitalin Brunico për t’iu nënshtruar analizave. Nga 11 të plagosurit, tre janë në gjendje të rëndë, me tyre një grua.