Itali, 8 kg kokainë me vlerë 1 milionë euro, në pranga 2 shqiptarë

Autoritetet policore italiane të qytetit të Ankonës, kanë vënë në pranga dy shtetas shqiptarë me inicialet I.T 43 vjeç dhe J.M 37 vjeç, me akuzën e trafikimit të drogës së tipit kokainë.

Ata u arrestuan në flagrancë dhe iu sekuestruan 8 kg kokainë me një vlerë përftimi tregu deri në 1 milionë euro, si dhe iu sekuestruan mbi 20 mijë euro kesh.

Operacioni për kapjen e tyre nisi pas dyshimeve të një automjeti tip Seat Altea XL, me targa polake që qarkullonte në rrugët e komunës së Senigallas.

Kokaina u gjet në automjetin tip Seat Altea XL, drejtuar nga shqiptari I.T

Droga ishte fshehur në vende të modifikuar enkas poshtë sediljeve të pasme e nën bagazh.

Droga në shitjen me doza do të sillte një përfitim prej 1 milionë euro.

Gjithashtu në automjet u gjetën 5 mijë euro kesh e 3 aparate celularë.

Ndërsa në banesën e shqiptarit J.M u gjetën të fshehura 15 mijë euro kesh, si dhe një aparat për të kapur pajisjet përgjuese.

Dy shqiptarët janë vënë në pranga në burgun e Montacuto e janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore./Ora News/