Itali, 55 viktima në 24 orë, 318 raste të reja

Numri i personave të infektuar me COVID-19 në Itali shënoi sërish rritje sot, me + 318 raste të reja në 24 orët e fundit, duke arritur në një total prej 233 515 personash, njoftoi Mbrojtja Civile.

Numri më i madh i rasteve, +178, u shënua në Lombardi, ndërsa në 8 rajone të tjera (Puglia, Trentino Alto Adige, Umbria, Sardenja, Valle d’Aosta, Kalabria, Molise dhe Basilicata) nuk u regjistruan raste të reja.

Në 24 orët e fundit në Itali, u regjistruan edhe 55 vdekje të reja nga 60 që ishin dje.

Në spitale ndodhen 5 916 pacientë të shtruar me simptomat e COVID-19, -183 krahasuar me ditën e djeshme, ndërsa ata në karantinim shtëpiak janë 33 569, -7 798 nga dje.

Aktualisht, ka 408 pacientë në kujdesin intensiv.