Itali, 260 viktima në 24 orët e fundit, shifra më e ulët që nga 13 marsi

Lajmi më i shumëpritur ka mbërritur: për herë të parë vdekjet nga COCID-19 janë ulur në 260 kundër 415 të ditës së djeshme, shkruan gazeta italiane ”La Stampa”.

Ishte që nga 13 mars që nuk regjistrohej një shifër kështu, megjithëse ende tragjike.

Përkundrazi, infeksionet e reja mbeten të qëndrueshme, 2 324, pak a shumë një fotokopje të numrit të djeshëm. Pak më pak se ditët e kaluara, numuri i të shëruarve ndalet në 1 808.

Presioni është lehtësuar edhe në spitale, me 161 më pak shtrime në spitalet në repartet e zakonshme COVID-19 dhe 93 persona më pak në njësitë e kujdesit intensiv.