Ismet Peja e kishte bërë testin COV ID-19 dhe kishte dalë negativ

Ka vdekur ikona e muzikës shqipe, Ismet Peja. Sot, në një intervistë përmes telefonit për “#Gjesi”, djali i tij, këngëtari Visar Peja, ka thënë se kanë qenë problemet shëndetësore prej vitesh që e kanë përkeqësuar shëndetin e babit të tij ditëve të fundit.

Ndërkohë, ai tregoj se i ndjeri kishte kryer edhe testin e Covid-19 për shkak se ishte i shqetësuar.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot nga ora 15:00, në Gjakovë.