Ishte ftuar nga Specialja, ndërron jetë veterani i UÇK-së nga virusi që spo duam të ja përmendim emrin

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Eset Ujkani.Ujkani ka ndërruar jetë si pasojë e virusit CO VID-19.Njoftimi për vdekjen e tij u bë nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, përmes një publikimi në rrjetin social Facebook.

Eset Ujkani ishte nga Vinarci i Mitrovicës dhe ishte ushtar i Zonës Operative të Shalës.Ndryshe Ujkani është i ftuar nga Gjykata Speciale më 25 gusht.
Njoftimi i plotë i Haxhiut:

U nda nga kjo jetë veterani i UÇK-së Eset Ujkani bashkëluftetari, nipi, shoku e bashkveprimtari im.Eset Mujë Ujkani nga Vinarci i Mitrovicës ishte ushtar i UÇK-së në ZO e Shales, ishte inxhinier i diplomuar i eletroenerxhetikes,atdhetar dhe veprimtar i hershem për çlirim e bashkim kombëtar.Eset nipi e shoku im kjo është beteja e parë që e humbe nga ky virusi i kobshëm. Plotë 17 ditë luftove për jetë në kujdesin intenziv dhe kur ne pritem që Ti ta fitoje edhe këtë betejë na le përgjithmonë.I falenderoj në emër timin dhe familjes së Esetit të gjithë mjekët, personelin shendetësor e mbeshtetës që bënë maksimumin për përkujdesje në veçanti Dr. Naim Kuçin dhe ekipen e kujdesit intenziv qendror.I lehtë të qoftë dheu i Kosovës o nipi im atdhetar i devotshëm!