Javën e kaluar (nga 30 dhjetor deri më 5 janar) janë regjistruar 207 të prekur nga gripi, që është rritje prej 31 për qind krahasuar me javën para saj kur janë regjistruar 158 raste, theksohet në raportin që në ueb faqen e saj sot e ka publikuar Instituti për Shëndet Publik (ISHP).
Numër më të madh të rasteve- 140 janë paraqitur në grupin e të moshuarve prej 15 deri 64 vjeç, derisa më e larta prej 16.4 në 100.000 banorë është regjistruar te fëmijët e moshës deri në katër vjeç.
Numër më i madh i rasteve (71) dhe më i larti (75 në 100.000 banorë) janë paraqitur në territorin e Qendrës për Shëndet Publik- Strumicë.
Në sezonin 2019/2020, numri i përgjithshëm i të prekurve nga grupi arrin 1.035.